×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndiheni të lodhur? Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni për ta shmangur lodhjen

Saturday, 09 June 2018 12:10

Shpesh herë mund të na ndodhë të ndihemi të lodhur përgjatë ditës për arsye nga më të ndryshmet, që nga mungesa e regjimit normal të gjumit një natë më parë, kryerja e një pune që kërkon përkushtim të lartë fizik dhe mendor, ushqyerja jo e shëndetshme etj. Të gjitha këto mund të na ndalojë të kryejmë në mënyrë të efektshme veprimtaritë përgjatë ditës sonë. Por duke ditur se ushtrimet fizike janë një mënyrë efikase për ta mbajtur larg dhimbjen, shumë nga ju mund të duan të dinë edhe disa ushqime të efektshme në parandalimin apo reduktimin e lodhjes. Disa nga ato janë:

Portokallet. Fruti i portokallit përmban një sasi të lartë vitamine C, e cila ndikon në reduktimin e lodhjes nga stresi fizik dhe emocional. Në një frut portokalli ndodhet gjithë sasia e nevojshme ditore për vitaminë C. Duhet pasur kujdes që frutat apo perimet me vitaminë C t’i marrim në mënyrë të papërpunuar, sepse kështu nuk reduktohet as sasia e vitaminës.

Ujë. Dehidratimi mund të çojë në lodhje dhe mërzitje, ndaj sigurohuni të merrni sasinë e duhur të ujit çdo ditë, e cila varion nga 2.5 deri në 4 litra në ditë, në varësi të moshës, peshës, apo gjinisë, të marra këto sasi përmes gjellërave, frutave, apo ujit natyral.

Gjithë produktet ushqimore që përmbajnë magnez. Një nga më të rëndësishmit, është edhe spinaqi. Magnezi funksionon si kofaktor në shumë procese enzimatike brendaqelizore dhe ajo që është më e rëndësishme, ai kundërshton lodhjen fizike. Aq e vërtetë është kjo, saqë një nga shkaktarët e lodhjes sonë, është edhe marrja e paktë e magnezit me dietën ushqimore.

Fasulet dhe produktet me sasi të lartë të hekurit. Ulja e përqendrimit të hekurit në gjak është një nga shkaktarët e lodhjes fizike, ndaj shtimi i marrjeve të tij me fasule, thjerrëza, spinaq, apo produkte të tjera ushqimore, mund ta reduktojë ndjesinë e lodhjes. Sigurohuni të merrni edhe ushqime që përmbajnë vitaminë C, në mënyrë që përthithja e hekurit të jetë më e lartë.

Karbohidratet. Marrja e lëndëve të pasura në sheqerna bën që ne të sigurojmë sasi të nevojshme energjie për trurin dhe muskujt tanë. Kjo ka rëndësi tepër të madhe për të shmangur hipogliceminë, e cila mund të përbëjë një shkaktar të lodhjes që mund të ndiejmë. Mos u trembni nga marrja e ushqimeve me shije të ëmbël për shkak të shtimit në peshë, pasi marrja e sasive të nevojshme nuk ka për t’ju dhënë hiperkalori në organizëm

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...