×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kur mishi i kuq bëhet rrezik për zhvillimin e endometriozës tek femrat?

Saturday, 23 June 2018 18:50

Dy ose më shumë racione me mish të kuq në javë rrisin rrezikun e zhvillimit të endometriozës tek femrat me gati 56%, ka zbuluar një studim i ri në Amerikë. Për arsye ende të paqarta, mishi i papërpunuar, si bifteku apo bërxollat e qengjit, lidhen më shumë me gjendjen e fertilitetit se sallami apo proshuta.

Studime të mëparshme kanë treguar se mishi i kuq rrit nivelet e oestrogjenit tek gratë, që mund të çojnë në zhvillimin e endometriozës. Kjo gjendje mund të shfaqet kur indet që rrethojnë mitrën shfaqen gjithashtu edhe në pjesë të tjera të trupit, si vezoret. Kjo mund të shkaktojë dhimbje therëse dhe vështirëson ngjizjen e fëmijës tek një grua.

Shkencëtarët nga Qendra e Hulumtimit të Kancerit “Fred Hutchinson”, Uashington, kanë analizuar të dhënat e më shumë se 81 mijë grave në fazën para menopauzës nga viti 1991 deri 2013. Çdo 4 vjet gratë duhej të plotësonin një pyetësor lidhur me ushqyerjen. Shkencëtarët kontrolluan gjithashtu për çdo rast të konfirmuar me endometriozë tek këto gra.

Rezultate treguan se konsumimi i lartë i mishit të kuq rrit rrezikun e zhvillimit të endometriozës tek gratë, duke shkaktuar vetëm dhimbje dhe jo fertilitet. Mishi i pulës, peshkut dhe produktet e tjera të detit nuk kanë të njëjtin ndikim në rrezikun për zhvillimin e endometriozës tek gratë. Gjithsesi, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar nëse ulja e konsumimit të mishit të kuq mund të lehtësojë simptomat e endometriozës tek gratë që vuajnë aktualisht nga kjo gjendje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...