×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Arsyet pse duhet të konsumoni gjatë gjithë verës pjepër

E mërkurë, 27 June 2018 21:36

Mes frutave më të dashura në stinën e verës është padiskutim edhe pjepri. I pasur me vitamina A, C dhe PP, njohur ndryshe si niacinë, vitamina B1 dhe B2, kalium, fosfor etj, fibra të tretshme në ujë dhe proteina, pjepri mund të quhet pa frikë fruti mrekullibërës që nuk duhet të mungojë kurrsesi në tryezën tuaj, aq me tepër që jemi në sezonin e tij. 

melon closeup 368x233 c

Më poshtë ju njohim me të gjitha vlerat e tij ushqyese, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe stilin tuaj të jetesës.

1. Forcon sistemin imunitar: Pjepri është i pasur me beta-karoten, fitokimikate dhe vitaminë C. Të gjithë këta përbërës stimulojnë prodhimin e qelizave të bardha që kanë efekt mbrojtës për sistemin imun duke e forcuar atë dhe shkatërruar bakteret e dëmshme, viruset dhe toksinat e ndryshme.

2. Lufton kancerin: Pjepri është i pasur me antioksidantë dhe përbërës me veti antibakteriale dhe antiinflamatore që parandalojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm, parandalojnë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

3. Lufton artritin: Pjepri mund të ndihmojë në parandalimin e stresit oksidativ në nyje dhe kocka, duke reduktuar inflamacionin e tyre, i cili mund të çojë në kushte të tilla si artriti.

4. Lufton diabetin: Disa studime kanë treguar se konsumi i pjeprit përmirëson metabolizmin e insulinës, që do të thotë një luhatje më të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

5. Lufton stresin: Kaliumi është një nga substancat ushqyese thelbësore që gjendet tek pjepri. Kaliumi rrit qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru dhe ju bën të ndiheni më të qetë. Përveç kësaj, duke reduktuar praninë e hormoneve të stresit në trup, mund të zvogëlohen shume simptomat e ankthit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...