×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fakte të rëndësishme që duhet të dini mbi urinimin

Hënë, 02 July 2018 10:05

Frekuenca e urinimit mund të duket si një gjë e parëndësishme për t’u marrë në konsideratë. Gabim! Numri i herëve që urinojmë është shumë i rëndësishëm për të përcaktuar se sa të hidratuar jemi. Dr. Neil Grafstein, asistent profesor i urologjisë në Nju Jork në Spitalin e Malit Sinai, i përgjigjet të gjitha pyetjeve  lidhur me urinën.

Njerëzit kanë tendencë mesatare të  urinojnë të paktën katër herë në ditë, me një maksimum prej shtatë herë. Nëse ju urinoni më shumë se shtatë herë, mos u frikësoni. Ka disa faktorë që mund të ndikojnë në frekuencën e urinimit, siç është niveli i  hidratimit.

Nëse urinoni  11 herë në ditë ose më shumë kjo do të thotë se ka një problem me frekuencën e urinimit. Shpesh ndodh për shkak të një fshikëze tepër aktive, e cila mund të kontraktohet më shumë se e nevojshmja. Rezultati është që ndjehet nevoja për të për të urinuar shumë shpesh.

Ekspertët këshillojnë të trajnoni fshikëzën tuaj, për aq kohë sa nuk keni probleme me mosmbajtjen. Pra, nëse mbajtja e urinës ju lëndon, absolutisht duhet të urinoni sepse ajo sjell probleme të rënda për shëndetin, siç janë infeksionet urinare.

Ngjyra normale është e verdha transparente, por ka disa ushqime të cilat mund të ndryshojnë ngjyrën e urinës. Për shembull: nëse hani manaferra, ngjyra do të jetë rozë. Shpargu mund të shkaktojë erë të mykut. Urina është 95% ujë.

Një urinë me erë të rëndë mund të jetë shenjë e diabetit, prandaj do të bënit mirë të kryenit analizat e nevojshme.

Për të shmangur problemet që lidhen me urinimin, këshillohet që të konsumoni sa më shumë ujë dhe lëngje./ Shendeti/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...