Ja çfarë duhet konsumuar për të përmirësuar cilësinë e spermës

E Enjte, 05 July 2018 13:18

Sipas një studimi, meshkujt të cilët konsumojnë  rreth 2 grushta arra për 14 javë kanë një spermë të shëndetshme.

Arrat janë të pasur me vitaminën B, acide yndyrore omega 3,  si dhe antioksidantë e të gjitha këto ndihmojnë spermën të jetë më e shëndetshme. Meshkujt janë ata të cilët fajësohen për 40 deri 50% të rasteve të infertilitetit.

Shkencëtarët ndanë 119 burra rastërorë midis moshës 18 dhe 35 vjeç në dy grupe:

Një pjesë e tyre shtuan 60 gramë arra në dietën e zakonshme

Një pjesë nuk bëri ndryshime në dietën e zakonshme

Meshkujt që bënin pjesë në grupin që konsumoi arra, patën përmirësime në cilësinë e spermës:

Përqëndrimi u rrit me 14%

Vitaliteti prej 4%

Lëvizshmëria (lëvizja) prej 6%

Të gjitha këto janë parametrat që Organizata Botërore e Shëndetësisë rendit si matje të cilësisë së spermës dhe janë të lidhura me fertilitetin mashkullor.

Ekspertët thanë se studimi mbështeti gjetje të tjera që tregonin se një dietë të pasur me acide yndyrore omega-3, antioksidantë dhe vitaminë B përmirëson pjellorinë.

“Në literaturë po grumbullohen dëshmi se ndryshimet në stilin e jetesës, sipas një modeli të shëndetshëm dietik, mund të ndihmojnë në rritjen e cilësisë të spermës”, tha Dr Albert Salas-Huetos, nga Universitati Rovira i Virgili, Spanjë, i cili udhëhoqi studimin.

“Ndërkohë, këshillohet të nxiten pacientët të mos konsumojnë alkool, të mos tymosin dhe të jetojnë shëndetshëm” u shpreh dr. Virginia Bolton, ish këshilluese klinike embriologe në spitalin Guy të Londrës. BBC

arra

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...