×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vuani nga pagjumësia? Ja si ta zgjidhni problemin

Premte, 06 July 2018 20:38

Ka disa arsye pse nuk mund të keni gjumë gjatë natës dhe stresi është një nga më të rëndësishmet. Ndjenja e stresit mund t’ju mbajë zgjuar deri në mëngjes duke ju shkaktuar lodhje, gjendje plogështie apo nervozizëm. Megjithatë stresi nuk është arsyeja e vetme që shkakton pagjumësi, mund të jeni të qetë dhe të lumtur e përsëri nuk mund të flini, një tjetër arsye janë oraret e parregullta të gjumit, që mund të çojnë në pagjumësi kronike.

Është e rëndësishme -të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë.

Kur nuk keni gjumë merruni me një aktivitet- që mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë për disa minuta.

Shkruani një ditar-  filloni të shkruani të gjitha shqetësimet apo problemet tuaja, kjo është një mënyrë e mirë që ndalon të menduarit rreth tyre.  Më pas shkruani 10 gjëra për të cilat ndjeni mirënjohje që i keni ne jetë.  Të menduarit dhe të shkruarit për gjëra që ju bëjnë të lumtur ju ndihmojnë të flini më shpejt dhe të zgjoheni më të lumtur.

Meditoni- kjo është një nga mënyrat më të mira për të përballuar stresin, ankthin dhe depresionin. Meditimi është i njohur edhe për të parandaluar çregullime të gjumit.

Lexoni një libër- leximi në shtrat është një mënyrë popullore efektive për të rënë në gjumë shpejt. Brenda 20 minutave do të ndjeheni të lodhur dhe të përgjumur. Zgjidhni një libër frymëzues, pse jo edhe poezi pasi ju ndihmojnë të luftoni pagjumësinë.

Luani me kafshën shtëpiake që mund të keni-  ky proces ju ndihmon të relaksoheni dhe të shpëtoni nga mendimet negative.

Këto janë disa nga gjërat më të mira që mund të bëni kur keni probleme me gjumin. Kujdesuni të mos flini gjatë ditës, fikni telefonin në mbrëmje para se të flini dhe shmangni konfliktet në orë të vona./dailymail

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...