×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ja pse meshkujt duhet të konsumojnë patjetër fruta të thata

E mërkurë, 11 July 2018 21:25

Konsumimi i një grusht arra, bajame dhe lajthi çdo ditë rrit prodhimin e spermës, sugjeron një studim i ri. Vetëm 60 gramë me këto fruta të thata çdo ditë rrit sasinë e spermës me 16%, ka zbuluar një studim spanjoll. Këto fruta të thata rrisin gjithashtu shpejtësinë e lëvizjes së spermës me 6%, vitalitetin me 4% dhe formën me 1%, të gjitha këto të lidhura me pjellorinë e mashkullit.

Infertiliteti prek rreth 11% gra dhe 9% burra në moshën riprodhuese në SHBA. Rreth 1 deri 7% e çifteve kanë vështirësi në ngjizjen e fëmijës në Britani.

Shkencëtarët mendojnë se ndotja e ajrit, duhanpirja dhe trendet e reja drejt dietës së stilit perëndimor po ndikojnë në shëndetin e spermës.

Shkencëtar[ët nga Universiteti Rovira i Virgil, në Spanjë, monitoruan mbi 100 meshkuj të moshës 18-35 vjeç për 14 javë. Gjysma e tyre konsumonin një dietë tipike perëndimore, ndërsa pjesa tjetër konsumonin të njëjtat ushqime së bashku me një racion prej 60 gramë me arra, lajthi dhe bajame.

Si në fillim të studimit ashtu edhe në fund iu morën mostra të spermës dhe gjakut.

Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se një grusht fruta të thata në ditë ulin rrezikun e dëmtimit të ADN-së së spermës, që mund të shkaktojë infertilitet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

A jeni gati për “Euro 2024”? Udhëtoni më lirë dhe më të sigurtë drejt Gjermanisë  

Sociale

A jeni gati për “Euro 2024”? Udhëtoni më lirë dhe më të sigurtë drejt Gjermanisë  

‘SIGAL UNIQA Group Austria’, kompania lider e sigurimeve dhe sponsor prej shumë vitesh i Kombëtares Shqiptare, vjen pranë tifozëve kuqezinj që duan të ndjekin Europianin e futbollit live nga Gjermania.   Çdo...

Ç’ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin

Show-biz

Ç’ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin

Bebe Rexha është goditur me objekte të ndryshme gjatë performancës në koncertin “Summer Fun Days Showcase Titletown” në Wisconsin. Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregon momentin ku këngëtarja...

Adele reagon pas incidentit të Bebe Rexha-s në skenë

Show-biz

Adele reagon pas incidentit të Bebe Rexha-s në skenë

  Adele nuk ka frikë nga pjesëmarrësit agresivë të koncerteve. Artistja ka sfiduar së fundmi  fansat që mund të mendojnë t’i hedhin diçka teksa ajo është duke performuar në skenë, në...