Ky është kremi natyral që heq kallot nga këmbët

Diel, 29 July 2018 17:54

Cilido që të jetë shkaku i krijimit të kallove në këmbë është thelbësore t’i kushtoni vëmendje dhe kujdes, pasi ato mund të shkaktojnë kërpudha, aromë të pakëndshme, madje edhe sëmundje të ndryshme.

Lajmi i mirë është se ka disa formula natyrale që mund të ndihmojnë në eliminimin e tyre, duke i kthyer këmbëve bukurinë e mëparshme. Le t’i zbulojmë së bashku:

1. Krem natyral me hudhër dhe vaj
Një nga përbërësit më të mirë për kujdesin dhe shëndetin e këmbëve është hudhra. Ky përbërës, shumë i përdorur në gatim ka veti të forta antibakteriale, të cilat mund të eliminojnë bakteret që shkaktojnë infeksione dhe kërpudha. Kombinuar me vajin e ullirit dhe disa pika lëng limoni, ky bëhet një krem i shkëlqyer natyral për të zbutur kallot, madje edhe lythat.

Përbërësit: 1 thelpi hudhër, 2 lugë vaj ulliri (32 g), 5 pika lëng limoni dhe fashë.

Si ta përgatisni:

• Qëroni dhe shtypni hudhrën derisa të formohet një pastë.

• Duke i përzierë i shtoni vajin e ullirit dhe limonin, derisa të gjithë përbërësit të jenë përzierë mirë.
Rregullat e zbatimit: Lani këmbët mirë dhe aplikoni këtë ilaç, në fund e mbuloni pjesën e kallove me një fashë, për të vepruar gjithë natën.

2. Krem me aloe vera dhe vitaminë E

Aloe Vera përmban një xhel të pasur me vitamina, minerale dhe shumë komponentë të tjerë ushqyes, të cilat me kalimin e viteve kanë provuar së janë të dobishëm në zbutjen e problemeve shëndetësore dhe në trajtime bukurie.
Ta përdorësh si një ilaç për të hequr kallot mund të rezultojë me të vërtetë shumë efektiv, për shkak se veprimi i saj i fuqishëm hidratues zbut lëkurën dhe ndihmon për të hequr qelizat e vdekura. 

Ta bashkoni këtë mjet me vitaminën E do të merrni një krem shumë të veçantë që do t’ju ndihmojë të arrini rezultate më të mira.
Përbërësit: ½ filxhan xhel aloe vera (100 g) dhe 1 pilulë vitamine E
Si ta përgatisni:

• Xhelin e marrë nga gjethja e aloe verës e përzieni me një pilulë të vitaminës E.
Rregullat e zbatimit:

• Lani këmbët tuaja në ujë të ngrohtë, i thani mirë ato dhe aplikoni produktin me një masazh të butë, derisa të thithet sa më mirë nga lëkura.

• E lini të veprojë derisa të thahen plotësisht. /Shije/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...