×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Keni probleme me shikimin, këto ushqime janë zgjidhja e problemit tuaj

Hënë, 20 August 2018 19:43

Sytë janë ajo pjesë e trupit të njeriut që preken më shpesh nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme.

Shumë orë në kompjuter, si dhe tymi i duhanit apo smogu janë të dëmshëm për shëndetin e tyre.  Pra, pse të mos ndihmojmë me një dietë që përfshin brenda ushqime që ndihmojnë shikimin? Këtu është një listë e 10 ushqimeve më të shëndetshme për sytë tanë.

1.Karota: Vitamina A është thelbësore për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, pasi ajo përmban beta-carotene, një antioksidant me vlerë. Përveç karotave të pasura me vitaminën A, janë dhe lakra dhe marulja. Mungesa e kësaj vitamine të çmuar mund të shkaktojë probleme në sy. Karota zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular dhe të kataraktit (perdes).

2-Spinaqi: është i pasur me hekur dhe gjithashtu përmban karotenoidë, luteinën, që ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakti dhe degjenerimi makular. Antioksidantë të njëjtë janë gjithashtu të pranishëm te sallata jeshile, bizelet etj.

3-Frutat: Kivi, portokalli dhe hidet (xinxifet) janë të pasura me vitaminën C. Siç e dimë vitamina C largon radikalet e lira që shkaktojnë dëme në sy.

4-Soja: Përmban acidet yndyrore esenciale, fitoestrogjenin, vitaminën E dhe përbërës anti-inflamatorë që janë të mirë për sytë. Fasulja, qumështi dhe kosi, por edhe vaji i ullirit dhe misrit janë të mira për sytë për shkak se ato përmbajnë një sasi të bollshme të vitaminës E.

5-Hudhra dhe qepa të dyja janë ushqim shumë i mirë për të përmirësuar shikimin. Ato përmbajnë squfurin, e cili e bën lenten e syrit më të fortë dhe rezistente.

6-Kajsia: e pasur me vitaminë A, mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Ajo gjithashtu përmbajnë karotenoide që përmirësojnë shikimin.

7-Veza: Me përmbajtjen e tyre të squfurit, lecitinës, aminoacideve dhe luteinës, në fakt, vezët ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakta.

8-Salmoni dhe sardelet: acidet yndyrore Omega-3 janë të rëndësishme për shikimin, sepse janë një burim i mirë i acidit (DHA), i cili është një acid yndyror Omega-3 .

9-Brokoli: përmirëson shikimin. Ai përmban antioksidantë të cilat mbrojnë sytë nga faktori stres i radikaleve të lira.

10-Çokollata e zezë: përmban flavonoide që mbrojnë sytë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...