×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndotja e ajrit, faktor risku për kancerin në mushkëri

Hënë, 15 October 2018 16:19

Ndotja e ajrit ka sjellë rritje të sëmundshmërisë tek popullata. Sipas mjekëve, grimcat e pluhurit për shkak të diametrit të tyre më pak se 10 dhe 2,5 mikronë, depërtojnë thellë në rrugët e frymëmarrjes, madje deri në gjak.

“Një pjesë e këtyre grimacve solide, një pjesë e madhe thithen nga pjesa e rrugëve të sipërme aspiratore, ato më të vogla kalojnë në rrugët bronkiale, dhe një pjesë e tyre kalon edhe në gjak. Ndotja e ajrit është një nga faktorët riskantë  për shfaqjen e kancerit të mushkërisë. Ndotja e ajrit mund të jetë faktor risku për zhvillimin e disa sëmundjeve të caktuara të rrugëve të frymëmarrjes, por edhe si shkaktar kryesor dhe gjithashtu edhe faktor i veçantë i acarimit të këtyre sëmundjeve”, shprehet mjekja pneumologe Olvis Petre.

Vetëm dy vitet e fundit, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” ka një rritje me 25 %  me kancer të mushkërisë, ndërsa me astmën bronkiale 20% dhe 6.8 % me sëmundjen pulmonare obstruktive kronike.

“Sëmundjet kryesore që prekin rrugët e frymëmarrjes, janë astma bronkiale dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike. Por ndotja e ajrit bashkë me duhanin eshtë faktor i rëndësishëm për acarimin e këtyrë sëmundjeve. Kemi një rritje të kancerit të mushkërisë, por edhe sëmundjeve të tjera bronkiale, spok dhe astma. Të sëmurë me kancer në 2016 ishin 594 persona, ndërsa në 2017 janë 740 raste. Këto janë raste të reja, ndërsa ato me spok dhe astma mund të jenë raste të rishtruara”.

Për specialitët e mjedisit, burimi kryesor i ndotjes mbetet emetimi i gazrave nga automjetet si dhe  numri i lartë i automjeteve në vendin tonë. Sipas tyre, në Tiranë numri i makinave është 3 mijë për km2, më i madh se Amsterdami apo Berlini./Tv Klan

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...