Shtatzënë në janar? Më shumë mundësi të vuani nga depresioni pas lindjes

E Enjte, 08 November 2018 19:54

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, është vërtetuar se gratë që ngelen shtatzënë gjatë muajve të parë të vitit janë më të rrezikuara nga depresioni pas lindjes. Ato që hyjnë në tremujorin e fundit  gjatë periudhës që dita është e shkurtër kanë 29 për qind më shumë mundësi të vuajnë nga shëndeti mendor. Në hemisferën veriore, kjo shkon nga gushti deri në fillim të nëntorit.
Rrezet e diellit mendohet të shkaktojnë prodhimin e hormonit serotoninë, gjë që rrit disponimin e një personi dhe i ndihmon ata të ndjehen të qetë.

Studiuesit në Universitetin Shtetëror të San José analizuan dy studime me gjithsej 293 gra. Këto gjykime hulumtuan sasinë e dritës së diellit që femrat u ekspozuan gjatë tremujorit të fundit të shtatëzënisë së tyre.
Rezultatet, botuar në Journal of Behavioral Medicine, tregojnë që gratë shtatzëna kanë një rrezik 30 për qind për të zhvilluar depresionin pas lindjes.

Gratë shtatzëna mund të përfitojnë nëse qëndrojnë jashtë sa më shumë që të jetë e mundur. “Gratë duhet të inkurajohen që të ekspozohen shpesh gjatë ditës gjatë shtatëzanive të tyre për të rritur nivelet e vitaminës D dhe për të shtypur hormonin melatonin”, tha Dr Goyal. Melatonina është një hormon që rregullon gjumin dhe presionin e lartë të gjakut.
“Ecje të përditshme gjatë orëve të ditës mund të jenë më efektive në përmirësimin e disponimit se ecja brenda një qendre tregtare ose përdorimi i një rutine në një palestër”, shtoi ajo.
‘Po kështu, shëtitjet në mëngjes herët ose mbrëmjen e vonë mund të jenë qetësuese  por do të ishin më pak efektive në rritjen e ekspozimit të vitaminës D ose në shtypjen e melatoninës’.
Depresioni pas lindjes prek më shumë se një në 10 gra brenda një viti të lindjes në SHBA dhe Britani të Madhe.


Por depresioni pas lindjes ndodh kur një grua ndihet vazhdimisht e trishtuar, e lodhur dhe e tërhequr, si dhe përpiqet të lidhet shumë me fëmijën e saj.
Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, studiuesit kanë  sugjeruar se të kënduarit ndihmon gratë të kapërcejnë depresionin postnatal. Nënat e reja që luftojnë me simptoma të moderuara deri në të rënda,  shërohen më shpejt nëse këndojnë në një grup, sipas hulumtimit nga Qendra për Shkencën e Performancës në Londër.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shuhet profesori i tre kontinenteve, Agron Fico

Kulturë

Shuhet profesori i tre kontinenteve, Agron Fico

Shuhet në moshën 86-vjeçare albanologu dhe studiuesi i njohur Agron Fico. Lajmin e ka dhënë Akademia e Shkenca, teksa vlerëson maksimalisht figurën e Ficos, për kontributin e vyer të dhënë...

Prokuroria shpall moskompetencën për aksionin anti-drogë në Kukës, dosja kalon në SPAK

Politikë

Prokuroria shpall moskompetencën për aksionin anti-drogë në Kukës, dosja kalon në SPAK

Prokuroria e Kukësit ka shpallur moskompetencë në lidhje me dosjen e 19 të arrestuarve për trafik droge në Kukës. Dosja me 19 të arrestuar ka kaluar tashmë në duart e SPAK...

Pas takimit me ambasadorët, Bylykbashi e Vasili në zyrën e Bashës, i pranishëm edhe kryetari i PDIU

Politikë

Pas takimit me ambasadorët, Bylykbashi e Vasili në zyrën e Bashës, i pranishëm edhe kryetari i PDIU

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pas takimit me ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman kanë shkuar në zyrën e Bashës. Dy të mandatuarit e opozitës për Këshillin Politik do...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!