Ndikimi i stresit në trupin e njeriut

Diel, 11 November 2018 11:35

Trupi i njeriut është krijuar të përballet me stresin dhe të reagoj ndaj tij. Por, në qoftë se është fjala për një frustrim afatshkurtër apo dëshpërim më të madh si vdekja e një të afërmi, humbja e punës apo divorci, stresi psikologjik mund të ndikojë në trupin e njeriut.

Stresi mund të ketë efekte të ndryshme në gjendjen, emocionet dhe sjelljet tuaja.

Megjithatë, ekzistojnë shumë gjëra si meditimi dhe ushtrimet fizike të cilat njihen si aktivitete që e zvogëlojnë stresin!

Më poshtë, i keni disa mënyra se si stresi ndikon në trupin e njeriut:

Truri

Nën stres, muskujt tensionohen, ndërsa kontraksioni i muskujve për një periudhë të zgjatur kohore mund të shkaktojë migrenën, dhimbjen e kokës dhe sëmundje tjera.

Sistemi i tretjes

Diarreja dhe dhimbja e stomakut mund të shkaktohet e gjitha apo të keqësohet nga stresi.

Zemra

Lidhja e saktë mes stresit dhe sulmit të zemrës është ende e paqartë, por dëshmitë e ndryshme thonë se ekziston një lidhje e tillë. Sipas studimeve, personat të cilët kanë punë stresuese janë 23 për qind më të prirë të kenë sulm të zemrës krahasuar me personat të cilët nuk kanë stres në punën e tyre.

Sistemi i imunitetit

Stresi e stimulon sistemin e imunitetit, e kjo mund të jetë avantazh në situatat emergjente. Ky stimulim mund t’ju ndihmojë t’i shëroni plagët dhe t’i shmangni infeksionet. Por në periudhë afatgjate, hormonet e stresit e dobësojnë sistemin e imunitetit dhe kjo ju bën më të prirë të sëmureni.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Infermieret po ikin masivisht: Shumë shpejt, injeksionet do t’i bëni vetë

Aktualitet

Infermieret po ikin masivisht: Shumë shpejt, injeksionet do t’i bëni vetë

Mësimi i gjuhëve të huaja është kthyer në nevojën më të ngutshme për studentët e infermierisë. Me të kryer betimin qe u jep titullin infermier, edhe ata duan të ikin...

Gjykata e Posaçme lë në burg rrëmbyesit e Jan Prengës

Politikë

Gjykata e Posaçme lë në burg rrëmbyesit e Jan Prengës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rikonfirmuar masat e sigurisë për 6 personat e akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Kështu...

Prekëse/ Vdiq në tërmetin e 26 nëntorit, anglezët i ngrenë memorial

Politikë

Prekëse/ Vdiq në tërmetin e 26 nëntorit, anglezët i ngrenë memorial

Një kompani britanike ka vendosur të përkujtojë në mënyrë të veçantë një koleg shqiptar që vdiq gjatë tërmetit të 26 nëntorit. '001 Taxis' ka ngritur një memorial në zyrat e saj...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!