Si të largoni ngjyrën e verdhë nga thonjtë?

Tuesday, 13 November 2018 15:45

Ngjyra e verdhë e thonjve mund të reflektojë një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes, probleme me sinuset ose bronkit kronik.

Shkaktarët e thonjve të verdhë

Pirja e duhanit – kjo është edhe shkaku më i zakonshëm i thonjve të verdhë. Megjithatë, në qoftë se ju vendosni që mos të lëni duhanin të paktën përpiquni që ta vendosni cigaren në taketuke në vend që ta mbani gjatë gjithë kohës në dorën tuaj, transmeton Telegrafi.

Problemet shëndetësore – pamja e verdhë e thonjve mund të jetë për shkak të disa problemeve shëndetësore si për shembull sëmundja e mëlçisë, veshkave ose sëmundjeve të mushkërive, diabeti, mangësi hekuri dhe zinku, infeksionet fungale. Thonjtë bëhen të errët të verdhë dhe ngjyrë kafe të çeltë, dhe zhvishen e mbajnë erë të pakëndshme.

Manikyri jo i rregullt i thonjve – thonjtë zakonisht bëhen të verdhë, kur janë të ekspozuar ndaj toluenit, formaldehidit dhe dibutylphthalate, komponentët që gjendën në ngjyra të thonjve. Përdorimi i pavend i manikyrit të thonjve, veçanërisht nëse ato janë me ngjyrë të errët, lënë njolla në thonj.

Si të largoni ngjyrën e verdhë nga thonjtë

▪ Zhytini thonjtë për pak minuta në lëng limoni të freskët në të cilin duhet të keni shtuar edhe pak sodë bikarbon. Acidi i lëngut të limonit i kombinuar me sodë ndihmon në heqjen e ngjyrës të padëshirueshme.

▪Tabletat për proteza të dhëmbëve jo vetëm që janë të mira për zbardhjen e dhëmbëve, por mund të bëjnë mrekulli me thonjtë e verdhë. Futeni tabletën në ujë dhe në atë lëng mbajini thonjtë tuaj për disa minuta.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tritoli në Gjirokastër, 10 të shoqëruar nga policia

Aktualitet

Tritoli në Gjirokastër, 10 të shoqëruar nga policia

Rreth 300 gr tritol shpërtheu mbrëmë në banesën e shtetasit Fadil Tola në fshatin Shtëpëz në Gjirokastër. Burime të në Policinë e Gjirokastrës thonë se deri më tani janë 10...

Shqipëria në një situatë të paprecedentë, por shkojmë drejt ...

Politikë

Shqipëria në një situatë të paprecedentë, por shkojmë drejt ...

Nga Fatmir Mediu Shqipëria është futur në një situatë të paprecedentë me tendencë për përplasje institucionale dhe kushtetuese me pasoja të mëdha dhe shumë të vështira për tu riparuar. Pa vënë asnjëherë...

Thatësira vdekjeprurëse në Afrikë lë miliona të uritur

Globi

Thatësira vdekjeprurëse në Afrikë lë miliona të uritur

Thatësira që po zgjat muaj të tërë po prek pjesën më të madhe të Afrikës së Jugut. Sipas Programit Botëror të Ushqimit, Afrika e Jugut ka pasë reshje normale në vetëm...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!