A është ngrënia e mëngjesit gjithmonë e shëndetshme?

Hënë, 04 February 2019 15:35

Sipas një hulumtimi, ngrënia e mëngjesit mund të jetë koha më e rëndësishme e ngrënies gjatë një dite, por kjo nuk i ndihmon njerëzit që të humbin peshë. Vlerësohet se njerëzit që hanë mëngjes marrin 260 kalori më shumë sesa ata që e shmangin atë.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se një mëngjes i shëndetshëm mund të jetë burim i mirë i kalciumit dhe fibrave. Përpos kësaj, ngrënia e mëngjesit e përmirëson nivelin e vëmendjes dhe koncentrimit, sidomos te fëmijët. Mëngjesi ju jep energji, siguron vlera ushqyese dhe ju bën që të mos hani më vonë kohë pas kohe.

Hulumtuesit e Universitetit të Monashit në Australi kanë zbuluar se njerëzit që hanë mëngjes marrin më shumë kalori, ndërsa ata që nuk hanë mëngjes nuk kanë pasur dëshirë më të madhe për të ngrënë gjatë pasdites. Kjo nënkupton që ata që hanë mëngjes mund të rrezikohen më tepër nga mbiepesha.

Sipas shkencëtarëve, një mëngjes i shëndetshëm duhet të përbëhet nga bizelet e pjekura, vezët, spinaqi, jogurti dhe pemët e ndryshme. Me fjalë të tjera, ngrënia e mëngjesit nuk është e dëmshme për shëndetin nëse përdoren përbërësit e duhur. Në këtë mënyrë, njerëzit mund ta shmangin edhe rrezikun e mbipeshës, shkruan “BBC”,

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...