Trajtimi i personave me dhimbje të shpinës

Premte, 05 Prill 2019 11:47

Terapia kognitive e sjelljes, ushtrimet, manipulimi spinal dhe rehabilitimi interdisiplinor, paraqesin mjekimin më të mirë jomedikamentoz për të zvogëluar dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës. Në një studim të bërë, të gjitha metodat e përmendura mjekuese reaguan më mirë se placebo dhe përmirësuan funksionin për 10-20%.

Akupunktura dhe joga, po ashtu, mund të ndihmojnë, por të dhënat nuk janë pjesërisht të qarta mbi to. Nuk rekomandohen terapia interferente, trajtimi me laser, mbështetjet lumbale, stimulimi elektrik nervor transkutan, fërkimi dhe ultrazëri, të cilët konsiderohen të kenë rezultate më të dobëta.

Pacientët me dhimbje akute e cila zgjat më shumë se katër javë, mund të kenë një përmirësim duke ngrohur pjesën e poshtme të shpinës me një batanije të nxehur.

Opsioni tjetër më i mirë është manipulimi spinal, megjithëse dobitë janë mesatare.

Një tjetër shqyrtim nga të njëjtët autorë, ka vërtetuar që mjekimi me paracetamol dhe barnat anti-inflamatore josterode, paraqesin një trajtim mesatarisht efektiv për dhimbjen akute dhe kronike të pjesës së poshtme të shpinës, dhe, njëkohësisht paraqet terapinë e rendit të parë.

Opioidet ose tramadoli mund të jenë të vlefshme për personat të cilët kanë dhimbje më të mëdha, por gjithmonë ekziston rreziku i vartësisë.

Ky rishikim pohon që relaksantët muskulorë, siç është tizanidina, ndihmojnë në largimin e dhimbjeve akute, kurse antidepresantët triciklikë kanë ndikime të vogla dhe mesatare në zvogëlimin e dhimbjes kronike. Ndërkaq steroidet sistemike janë të padobishëm për të dyja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...