Antibiotikët joefikas në shërimin e kollës kronike

Premte, 12 Prill 2019 09:05

Sipas rezultateve të hulumtimit i cili është kryer në 2.061 të sëmurë me kollë kronike duket që antibiotikët janë joefikas në shërimin e kollës këmbëngulës, i cili është shkaktuar nga infeksionet e lehta respiratore.

Të sëmurët që kanë marrë pjesë në hulumtim kanë pasur kollë më gjatë se 28 ditë. Kolla është manovrim eksploziv ekspirator me të cilin në formë ref1eksive ose të qëllimshme tentohet të pastrohen rrugët e frymëmarrjes nga përmbajtja e panevojshme.

Kolla është përgjigje normale ndaj pështymës, këlbazës ose materialit tjetër të huaj në rrugët e poshtme ose të sipërme të frymëmarrjes. Kolla afatgjatë është i sikletshëm dhe tregon për irritimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Është treguar që niveli dhe zgjatja e simptomave tek të sëmurët të cilët kanë marrë antibiotikë nuk ndryshon shumë nga niveli dhe zgjatja e simptomave tek të sëmurët që kanë marrë placebo.

Kështu është treguar që përdorimi i antibiotikëve amoksicilin tek të sëmurët me infeksione respiratore, kur nuk ka qenë në pyetje inflamacioni i mushkërive, jo vetëm që nuk ndihmon por mund të jetë edhe i dëmshëm.

Dihet që përdorimi i tepruar i antibiotikëve, në veçanti kur nuk janë efikase, mund të çojë deri te zhvillimi i rezistencës së baktereve, dhe mund të shfaqen edhe efekte anësore si diarreja, skuqja e lëkurës dhe të vjellat. Përndryshe, shumica e infeksioneve të lehta respiratore zakonisht kalojnë vetë, sepse kryesisht janë të shkaktuara nga viruset.

Kolla sipas frekuencës është simptoma e pestë që e çon të sëmurin tek mjeku. Në rastin e dyshimit për inflamacion bakterial të mushkërive (pneumoni), antibiotikët duhet të merren gjithsesi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...