5 bindjet e gabuara që në vend t’ju dobësojnë, ju shëndoshin më shumë

Premte, 08 November 2019 13:29

Çdokush përpiqet për të ruajtur formën fizike, ose nëse është nevoja, për të humbur peshë, prandaj kjo është arsyeja pse e gjejmë vazhdimisht veten ‘të ftuar’ për të ndjekur modele dietike të reja, të rindryshuara, të përshtatura, por jo gjithmonë të ekuilibruara.

Secili nga ne, ndjek një regjim të vetin ushqimor i cili mund të karakterizohet nga ide të gabuara të cilat jo vetëm nuk kontribuojnë në mbajtjen nën kontroll të peshës, por përkundrazi, na predispozojnë për të marrë më shumë peshë. Disa prej këtyre  këshillave ose të ashtuquajtura ‘truke’ të cilat janë zbatuar për të humbur peshë, nuk janë asgjë më shumë se mite fals. Merrini dhe njëherë në konsideratë këto të pesta:

Për të humbur peshë, duhen evituar karbohidratet

Karbohidratet janë të nevojshme për trupin tonë, sepse prodhojnë energji. Ushqimet që janë të pasura me karbohidrate, janë gjithashtu të pasura edhe me vitamina, lëndë ushqyese dhe fibra ushqimore thelbësore për të pasur një fizik të shëndetshëm. Eliminimi i karbohidrateve nga dieta, mund të çojë në rritjen e dëshirave për ushqime kalorike. Nëse doni të mbani nën kontroll peshën, atëherë  eliminioni gjithë karbohidratet e përpunuara nga proceset industrial, të cilat janë me të vërtet të dëmëshme dhe të kërkoni për alternative më të shëndetshme.

Pijet e lehta ju ndihmojnë të mirëmbani linjat

Pijet dietike të varfra në kalori janë jë ‘kurth’ për mendjen. Ëmbëlsuesit artificialë që përmbajënë ato, ‘mashtrojnë’ gjuhën, por edhe ngatërrojnë trupin. Kjo sjell një rritje të dëshirave për ushqim, pasi ëmbëlsuesit artificalë shkaktojnë një dëshirë të madhe për ushqim.

Të hash pas orës 20.00 të shëndosh

Të hash darkë pas një ore precize, nuk do të thotë që do të shëndoshesh, sepse ajo që ha ka më shumë rëndësi se sa ‘kur’ ha. Vaktet e mesnatës ose të natës vonë, zakonisht tentojnë të jenë të larta në kalori, pasi janë zgjedhje që variojnë nga patatinat, tek akulloret e picat. Kështu që nëse keni një aktivitet ditor të ngjeshur dhe prireni të hani vonë, mos u shqetësoni: e rëndësishme është të hani mirë dhe në mënyrë të shëndetshme, duke shmangur ushqimet industrial, të përpunuara ose shumë kalorike.

Të sigurohesh që të eliminosh gjithë ushqimet e yndyrshme dhe hiperkalorike

Privimi nga këto ushqime, ndonjëherë na shtyn të gabojmë më shumë, duke ngrënë me vrap një pjatë patatina të skuqura ose një picë të tërë. Që dieta të zgjasë, dhe të mos ndalet në gjysmë të rrugës, atëherë duhet të kënaqni qiellëzën dhe mendjen herë pas here.

Pijet proteinike janë një mënyrë e shkëlqyer për t’u dobësuar

Lëngjet e frutave proteinike nuk ju bëjnë të humbisni peshë. Shumë njerëz pijnë pije proteinike edhe kur marrin të njëjtën sasi ditore ushqimi. Kjo s’ju ndihmon të humbni peshë, përkundrazi, të shtoni. Prandaj ata që merren me stërvitje, i pijnë ato për të marrë masë muskulare.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...