Mjaltë, arra dhe kos, energjia që ju duhet çdo ditë

Premte, 20 December 2019 14:46

Kosi është aleati i organizmit pasi vepron shumë mirë për mjaft funksione shëndetësore.  Kosi është një ushqim fantastik që duhet konsumuar çdo ditë. Ai është aleati i organizmit pasi vepron shumë mirë për mjaft funksione shëndetësore.

Aftësia e kosit kombinohet mjaft mirë me arrat dhe mjaltin dhe nëse përdoret në mëngjes sjell një rritje të fortë të aktivitetit energjik të organizmit.

Një shembull i këtij kombinimi të freskët, të ëmbël e të shëndetshëm e gjeni në recetën e AgroWeb.org

Bëhet fjalë për recetën e ëmbëlsirës me kos, arra dhe mjaltë.

Përbërësit e shëndetshëm

-250 gramë kos

-2 lugë gjelle me arra të grira hollë ose të plota nëse dëshironi

-2 lugë çaji me mjaltë

-Lëkura e një limoni të grirë hollë në rende

-1 lugë kafeje me ekstrakt vaniljeje nëse dëshironi

Përgatitja e recetës energjike të kosit me mjaltë dhe arra

Përdorni kos të zënë në shtëpi pasi ai është i pasur me probiotikë, të cilët luajnë një rol të dorës së parë për shëndetin. Kullojeni kosin duke përdorur një napë të pastër pambuku.

Vendoseni napën të kullojë sipër një filxhani ose një pjate dhe futeni në frigorifer.

Mbajeni në frigorifer gjatë natës. Gjatë kësaj periudhe, kosi do të trashet sa duhet për ëmbëlsirën dhe do të japë një masë kremoze, mjaft të këndshme për t’u konsumuar.

Më pas, hiqeni kosin e trashë nga napa dhe hidheni në një enë qelqi.

Përziejeni me vaniljen dhe shtoni mjaltin, arrat e thërrmuara dhe lëkurët e grira të limonit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...