Cfarë ushqimesh duhet të mbajmë në shtëpi gjatë karantinës?

Diel, 15 Mars 2020 13:36

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, Kryqi i Kuq i SHBA-ve dhe Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve rekomandojnë që në gjendjen e pandemisë qytetarët të kenë rezerva për dy javë.
Ushqimet kryesore që rekomandohen janë:
— Ushqime të thata, si makarona, oriz, fasule, miell, sheqer, kripë.
— Ushqime të konservuara si domate, bizele, ton, sardele, dhe çdo gjë tjetër të ngrirë apo të konservuar. Kujdes afatin e skandencës.
— Ujë.
— Çokollata dhe kafe, edhe pse nuk janë të domosdoshme për mbijetesën janë suhqime që japin një ndjesi të të qenit mirë.
— Sapun dhe dezinfektant duarsh.
— Letra higjenike, letra duarsh, ilaç për larjen e rrobave, detergjentë për pastrimin e shtëpisë.
— Kutinë e ndihmës së shpejt për dëmtime, si prerje, djegie e të tjera. Kutia duhet të ketë krem antibiotik, garza, ilaçe kundra dhimbjes, kollës dhe gripit, termometër, gërshërë, piskatore dhe një batanije.
— Ilaçe bazë që jepen pa recetë si aspirinë, paracetamol—Ilaçet e zakonshme që marrin ata që kanë sëmundje kronike, në sasinë të mjaftueshme për 30 ditë.
— Sende dhe mjete për të kaluar kohën si libra, lojra tavoline, letra, abonim në platforma televizive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...