×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Faktorët që ndikojnë në vonimin e ciklit menstrual

Tuesday, 24 Prill 2018 13:26

Vonesa e ciklit menstrual është një nga problemet kryesore që shqetëson femrat.

Shpjegimi i parë që na vjen ndërmend në këtë rast është shtatzënia. Por, jo gjithmonë arsyeja kryesore është kjo, pasi vonesa e ciklit  lidhet me faktorë të ndryshëm.

Një vonesë e ciklit mund të sinjalizojë diçka të rëndësishme, por gjithashtu mund të jetë edhe thjesht një faktor episodik. Ovulimi, në fakt, është një proces fiziologjik i rregulluar nga një sërë hormonesh që janë në gjendje të ndryshojnë nga muaji në muaj për shkak të faktorëve të shumtë.

- Shtatzënia

Kjo është hipoteza e parë që duhet marrë parasysh, veçanërisht nëse gruaja ka marrëdhënie seksuale të rregullta dhe të pambrojtura. Në këtë rast është thelbësore të kryeni testin e shtatzënisë së urinës (mund ta blini në farmaci) për të konfirmuar nëse jeni shtatzënë.

- Stresi

Problemet e punës ose familjes mund të ndikojnë në shumë aspekte të jetës, duke përfshirë edhe ciklin menstrual. Në periudha të një presioni të veçantë, në fakt, ekziston një çekuilibër hormonal kalimtar i shkaktuar nga faktorët psikologjikë.

- Mbipesha

Mbipesha mund të kushtëzojë ekuilibrin hormonal dhe, rrjedhimisht, të përcaktojë parregullsinë (ose edhe mungesën) e ciklit menstrual.

- Nënpesha

Anoreksia është një faktor që mund të rrezikojë të gjithë organizmin, përfshirë edh e sistemin riprodhues. Normalizimi i peshës shpesh është i mjaftueshëm për të rregulluar ciklin menstrual.

- Gripi ose sëmundjet e përkohshme

Të dy rastet mund të çojnë në një vonesë të ciklit. Prandaj, sapo të shëroheni, cikli menstrual  rishfaqet rreth pesëmbëdhjetë ditë pas ovulimit.

- Problemet endokrine

Një problem i tiroideve mund të ndikojë në funksionimin e vezoreve, duke shkaktuar një vonesë në ciklin menstrual. Në këtë rast, është e nevojshme të kryhet një vlerësim specifik endokrinologjik dhe disa teste të gjakut për të filluar terapitë e synuara.

- Menopauza

Momenti kur një grua hyn në menopauzë, trupi i saj pushon të ovulojë dhe për këtë arsye të jetë pjellore. Kjo është një ngjarje krejtësisht e natyrshme.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 13:33

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...