×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Disa mënyra për t’u mbrojtur nga alergjitë e këtyre ditëve të fund pranverës

E Enjte, 26 Prill 2018 20:25

Sapo kemi hyrë në atë periudhë të vitit, ku rastet e alergjisë, sidomos ato nga poleni njohur edhe si riniti alergjik, janë në fazën e tyre të lulëzimit. Teshtijmë, na kruhet hunda e na lotojnë sytë. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga kjo sëmundje.

 Sipas ekspertëve, 1 në 5 njerëz në të gjithë botën rezulton me alergji apo astmë, ndërsa në vendin tonë këto simptoma prekin 5-7% të popullatës. Alergjia nga poleni shkaktohet nga disa alergentë, grimca dhe spore pemësh e lulesh që qarkullojnë në ajër.

Të gjithë mund t’i thithim këto grimca, por jo të gjithë shfaqim shenja alergjie, kjo sepse disa pacientë janë më të ndjeshëm ndaj tyre. Te këta pacientë, sistemi imunitar është më i dobët.

Shenjat më të shpeshta të alergjisë nga poleni janë:
-bllokimi i hundëve
-rrjedhje të sekrecioneve të ujshme nga hundët
-teshtima të njëpasnjëshme
-lotim i shtuar dhe skuqje e syve;
-kruajtje të syve, hundës, veshëve nga brenda dhe jo rrallë edhe kruajtje të qiellzës së gojës.

Mënyra më e mirë për të shmangur përkeqësimin e alergjisë nga poleni është shmangia e kontaktit me shkaktarin kryesorë të alergjisë që janë polenet e luleve. Duke qenë se një gjë e tillë nuk është e mundur plotësisht, atëherë rekomandohet shmangia në maksimum e ekspozimit ndaj tyre, sidomos në mëngjes dhe në drekë, apo në ditët me erë. Rekomandohet që këta persona të lajnë shpesh duart, fytyrën dhe sidomos flokët, për të larguar polenet që mbeten në trup. Një kujdes i veçantë duhet treguar dhe ndaj ushqimeve. Gjithashtu personat në fjalë duhet t'u shmangen aktiviteteve fizike siç janë vrapi, shëtitjet me biçikletë ose çdo lloj aktiviteti tjetër sportiv në mjedise të hapura.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...