Ja cila është mënyra më e mirë për të marrë 100% vlerat e çajit

Tuesday, 08 May 2018 17:32

Për britanikët është një ritual i pandashëm i pasdites, për fqinjët tanë (jo edhe aq të afërt) turq një filxhan çaj është si një lloj aperitivi, një mënyrë e mirë për të nisur një bisedë, për t’i shprehur ndjenjat dikujt apo edhe për të marrë vendime të rëndësishme. Po, për ne shqiptarët? Sigurisht që çaji i malit është ai që mbizotëron në tryezat e cilitdo prej nesh, ndonëse vitet e fundit në treg mund të gjeni lloje nga më të ndryshmet, madje edhe të shijoni pasditet në shoqërinë e çajit të ftohtë. Mirëpo e keni pyetur veten se cili është më i shëndetshëm: çaji i ftohtë apo çaji i ngrohtë? Gjithmonë jemi mësuar me idenë se ai i kryen edhe më mirë efektet e tij ku është ngrohtë, por kur është fjala për djegien e kalorive, duket se është e kundërta.

Në këtë përfundim ka dalë një studim zviceran në ''Universitetin e Friburgut'', të cilët janë përpjekur të mësojnë se cila do të ishte temperatura perfekte për të marrë rezultatin më të mirë në këtë drejtim. Studiuesit kanë analizuar një çaj shumë popullor veçanërisht në Amerikën e Jugut, Yerba Mate, që dallohet për përmbajtjen e lartë të kafeinës. Më pas u dhanë nga ky çaj, 500 ml, 5000 vullnetarëve të rekrutuar në këtë studim, disa prej të cilëve e kishin në temperaturën 3 gradë dhe të tjerët në 55 gradë. 90 minuta pas konsumit atyre ju matën disa parametra, presioni i gjakut, frekuenca kardiake, konsumi i oksigjenit, oksidimi i yndyrave dhe u krahasuan me ato të marra 50 minuta përpara konsumit. Rezultoi se konsumi energjetik kur çaji ishte pirë në temperaturën 3 gradë ishte 8.3% më i madh se sa kur çaji konsumohej i ngrohtë. Studimi është botuar në revistën ''Frontiers in Phisiology''dhe ndër të tjera provoi gjithashtu edhe se caji i ftohtë favorizon oksidimin e yndyrave dhe ul ngarkesën metabolike të zemrës./ Pour femme

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...