Ja si të ushqeheni shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit

E mërkurë, 16 May 2018 17:23

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Agjërimi është ritual shpirtëror i besimtareve mysliman, i cili zbatohet duke abstenuar krejtësisht nga ushqimi dhe lëngjet gjatë ditës dhe duke marrë vetëm dy vakte në ditë; Sohur – në agim dhe Iftar – në muzg. Nëse agjërimi zbatohet nga persona që gëzojnë shëndet të plotë dhe në mënyrën e duhur, ai mund të ndikojë pozitivisht në shëndet.

Çfarë ndodh me trupin gjatë mungesës së ushqimit?

Gjate agjërimit është e rëndësishme që trupi të mos kalojë në fazën ku “ha vetveten”. Për ta kuptuar këtë, le të shohim se çfarë ndodh me trupin tonë kur ushqimi mungon.

Ndryshimet që ndodhin në organizëm gjatë agjërimit varen nga kohëzgjatja e mungesës së ushqimit. Trupi futet në fazë “esëll” 8 orë pas ushqimit të fundit, atëherë kur presupozohet që zorrët të kenë mbaruar punë me përthithjen e lëndëve ushqyese. Në rrethana të zakonshme, trupi përdor si burim energjie sheqerin që është i depozituar në mëlçi dhe në muskuj. Gjate fazës “esëll” ky është burimi kryesor i energjisë. Pasi ky burim ezaurohet, që ndodh për disa orë akoma (kur rezervat janë plot), fillon përdorimi i rezervave të yndyrës nga indi dhjamor. Por edhe ky burim nuk zgjat shumë, akoma edhe në rastet kur dhjami është me tepricë. Pas pak ditësh, nëse mungesa e ushqimit vazhdon, trupi përdor proteinat e veta dhe ky është momenti kur zë vend shprehja e lartpërmendur, “trupi ha vetveten”, dhe nga “esëll” kalon në fazen e urisë. Gjithsesi, gjate Ramazanit, ushqimi merret çdo ditë dhe nëse merret siç duhet, atëherë nuk e lejon trupin të kalojë në uri.

Çfarë duhet të keni parasysh gjatë Ramazanit?

Në orët e lejuara të marrjes së ushqimit konsumoni ushqime me përmbajtje të mjaftueshme karbohidratesh, të shoqëruar me sa më shume fibra dhe ujë. Ushqime të tilla janë:

Tërshëra, elbi, thekra

Buka e zezë

Makaronat kafe dhe orizi kaf

Patatet e vogla me lëkurë

Bizelet,

Fasulet

Qiqrat

Misrat

Frutat e freskët dhe të thatë si hurmat e Arabisë*

*Hurmat e Arabisë janë traditë e fillimit të vaktit të muzgut. Ato japin energji dhe hekur. Më pas vijoni me ushqime kalorike, si mish, buke, makarona, patate, qiqra, thjerrëza, syltjash, kek me vaj ulliri dhe perime.

Vakti i agimit duhet të fillohet gjithmonë me lëngje të shtrydhur dhe ujë. Kastraveci është një burim shumë i mirë i plotësimit të ujit dhe elektroliteve. Bostani gjithashtu është një frut që plotëson më së miri nevojat në lëngje, sheqer dhe fibra. Një tas i bollshëm me qumësht kokosi ose kos dhe tërshërë, rrush të thate, arra, mjaltë dhe fara lini është një zgjedhje e kënaqshme. Në fund mbylleni me fruta si pjepër, kajsi, banane ose kumbulla të thata.

Shembull i ushqimit ditor gjatë agjërimit

Suhoor

1 tas me kos, tërshërë, stafidhe, arra + 1 lëng me: 1 kupë qumësht kokosi, luleshtrydhe, pjepër, banane dhe fara lini.

Iftar

Sallatë me domate, djathë dhie, kastravecë, speca dhe vaj ulliri. Thjerrëza me pilaf (oriz integral) dhe mish pule me salcë kerri. Banane dhe pjepër.

Çfarë të mirash sjell agjërimi në shëndetin e njeriut?

Është e mahnitshme aftësia e trupit të njeriut për t’u përshtatur në kushte te ndryshme, qofshin edhe ekstreme. Gjatë agjërimit “zgjohen” mekanizmat mbrojtës të trupit. Nëse e ndiqet si duhet, mund të ndikojë në uljen e kolesterolit dhe në rrëzimin e peshës së tepërt.

Mendohet që mungesa ndaj ushqimit mund të ndihmojë detoksifikimin duke shpërbërë qelizat dhjamore për t’i përdorur për energji dhe duke çliruar toksina që mund të jenë të depozituara në to.

Pas disa ditësh agjërimi, çlirohen endorfina të cilat rrisin kthjelltësinë mendore dhe japin ndjesinë e mirëqenies mendore.

Një nga efektet me pozitive mund të jetë ndikimi në kontrollin e “varësisë” nga ushqime apo pije të caktuara.

Këshilla të tjera

Është e rëndësishme të merren mjaftueshëm lëngje dhe sa të mos teprohet me kripën pasi kjo e fundit mund t’ju japë etje.

Evitoni ushqimet shume të yndyrshme dhe yndyrën e tepërt në gatim. Gatuani me pak vaj ulliri të mirë.

Edhe gjatë Ramazanit është mirë të ndiqni një regjim të ekuilibruar në dy vaktet tuaja dhe të evitoni ushqimet e skuqura, të përpunuara, të kripura apo të sherbetosura.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...