×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Keni dhimje dhëmbi? Si t’a kuroni pa shkuar tek dentisti...

Premte, 06 Prill 2018 19:15

Dhimbja e dhëmbit është padyshim një nga dhimbjet më të padurueshme që thuajse të gjithë e njihni.

 

Në shumicën e rasteve ajo ndodh gjatë natës, kështu që është e pamundur të shkoni tek stomatologu, mirëpo me ndihmën e disa trukeve të thjeshta do të mund ta qetësoni derisa derisa të merrni mjekimin e specializuar.

 

3 truke të shpejta si ta qetësoni atë në kushte shtëpie:

 

1.Hudhër:

Hudhra njihet për vetitë e shumta antibakteriale dhe antiinflamatore që arrijnë të neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjet e ndryshme. Merrni një thelb hudhër, përtypeni për 5 sekonda dhe vendoseni në dhëmbin apo dhëmballën që ju shqetëson derisa dhimbja të pushojë. Mund të provoni të njëjtin truk edhe duke e përzier me pak kripë të jodizuar.

 

2.Qepë:

Qepa ka përbërje antiseptike dhe antibakteriale, të cilat ndihmojnë në këtë rast. Nëse nuk keni qetësues në shtëpi, provoni të përtypni disa feta qepë të kuqe derisa dhimbja të pushojë.

 

3.Bustinat e çajit:

Jemi në atë periudhë të vitit, ku birra e ftohtë i ka lënë vend çajërave shumëngjyrësh e me aroma dehëse, por pasi keni shijuar një filxhan të ngrohtë në shoqëri të mirë, mos e hidhni bustinën pasi mund t’ju duhet në një moment të vonë. Bustina e çaji përmbajnë taninë, një antiinflamator natyral që mund t’ju ndihmojë në raste se keni dhimbje dhëmbi. Merrni 1-2 bustina dhe vendosini në ngrirje, më pas përdorini mbi dhëmbin ose dhëmballën e infektuar.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 11:52

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...