Ekspertët ngrenë alarmin: Steriliteti mund të shkaktojë leuceminë

E mërkurë, 23 May 2018 13:58

Stili modern i jetës pa baktere, pasuar nga infeksionet me kalimin e moshës, mund të bëhen shkak për zhvillimin e leucemisë, sugjeron një studim i ri.

Studimi, i publikuar të hënën tek revista “Nature Reviews Cancer”, ka zbuluar se leucemia akute limfoblastike, lloji më i përhapur i kancerit gjatë fëmijërisë, shkaktohet nga një proces dy-fazash.

Hapi i parë është mutacioni gjenetik para lindjes, që përcakton rrezikun e zhvillimit të kësaj forme të leucemisë tek fëmija. Hapi i dytë është ekspozimi ndaj infeksioneve të caktuara me kalimin e moshës, pas kalimit të fëmijërisë në sterilitet të plotë

Më specifikisht, fëmijët që rriten në pastërti të plotë gjatë vitit të parë dhe ndërveprojnë më pak me fëmijët e tjerë, janë më shumë të rrezikuar që të zhvillojnë leucemia akute limfoblastike.

Profesori  Mel Greaves, nga Instituti i Hulumtimit të Kancerit, sugjeron se ky lloj kanceri mund të parandalohet.

“Ky studim është fryt i disa dekadave punë kërkimore dhe jep një shpjegim më të qartë se si zhvillohet kjo formë e leucemisë në fëmijëri”, u shpreh ai gjatë një deklarate për shtyp.

“Studimi sugjeron se ky lloj kanceri ka një shkak të qartë biologjik dhe nxitet nga një sërë infeksionesh tek fëmijët sistemi imunitar i të cilëve nuk është formuar si duhet”. /Shëndeti/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...