Studim/ Konsumimi i prodhimeve të detit përmirëson jëtën seksuale në çift

Premte, 25 May 2018 12:38

Sipas një studimi të realizuar nga shkolla e shëndetit Publik në Boston, pasurimi i dietës ushqimore me më shumë prodhime deti ndikon në përmirësimin e jetës seksuale në çift.

Nga kampioni i marrë për studim ku u përfshinë 500 çifte në Miçigan dhe Teksas për një vit, u arrit në përfundimin se çiftet që konsumuan më shumë peshk çdo javë, kishin më shumë gjasa të ngjiznin një fëmijë.

 "Studimi ynë sugjeron se prodhimet e detit mund të kenë shumë përfitime riprodhuese, duke përfshirë kohën më të shkurtër të shtatzënisë dhe aktivitetin seksual më të shpeshtë", tha udhëheqësi i studimit Audrey Gaskins.

Të dhënat e studimit treguan se çiftet që hanin ushqim deti më shumë se dy herë në javë bënin marrëdhënie seksuale më shpesh, një mesatare prej 22 përqind më shumë se sa çiftet që konsumonin më pak peshk. Gjithashtu, 92 për qind e çifteve që hanin ushqim deti më shumë se dy herë në javë prisnin një fëmijë deri në fund të studimit, krahasuar me 79 për qind të çifteve që hanin më pak ushqim deti, sipas raportit.

Sipas studimit marrja e ushqimeve të detit mund të ndikojë në cilësinë e spermës, ovulimin ose cilësinë e embrionit. Gjithashtu nga gjetjet e studimit sygjerohet që jo vetëm femrat por edhe meshkujt duhet të përfshijnë më shumë ushqim deti në dietat e tyre për përfitim maksimal të fertilitetit". Burimi: WebMD /55news.al/

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 14:11

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...