×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

E provuar shkencërisht, cilat janë dobitë shëndetësore të notit

Tuesday, 29 May 2018 14:49

Nuk është nevoja të jeni kampionë olimpikë për të gëzuar dobitë e notit. Noti është një mënyrë efektive për të përmirësuar dhe për të mbajtur trupin tuaj në formë, pavarësisht moshës, shkruan Health.com.

Legjenda e fitnesit Jack Lalanne është një nga shembujt më të mirë të impaktit të notit në shëndetin e njeriut dhe jetëgjatësinë e tij. Notarët e të gjitha moshave kanë më pak rrezik të preken nga sëmundjet kardiovaskulare, sipas një studimi të Qendrës Mjeksore Shkencore të Universitetit të Indianas.

Përfitimet nga noti janë të shumta. Ushtrimi është ritmik dhe mund të bëhet për periudha më të gjata. Edhe pse nuk përfshin pesha, rezistenca kundër ujit është një trajnim shumë i mirë.

Ja cilat janë disa nga përfitimet e një programi të rregullt noti:

  • • Përmirëson sistemin kardiovaskular
  • •Përmirësime në sasinë e kolesterolit të mirë HDL
  • •Ul trigliceridet
  • •Ul tensionin e gjakut
  • •Ul nivelin e kolesterolit të keq LDL
  • •Përmirëson masën muskulare, duke ju bërë më të fuqishëm
  • •Më shumë fuqi tek gjunjët dhe shpina
  • •Menaxhimi i stresit

Ndërsa noti është i mirë për fizikun tuaj, ai është një ushtrim tepër paqësor. Qëndrimi në ujë ju bën të qetë dhe të hiqni streset e ditës. Një seancë noti është e barabartë me një seancë joga apo meditimi.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 15:17

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...