Arritjet e këngëtares shqiptare, Eleni Foureira, duket se nuk kanë të ndalur. Shumë shpejt ajo do të sjellë hitin e ri të verës në bashkëpunim me një ndër reperët me të famshëm në botë.

Është fjala për reperin Snoop Dogg, dhe bëhet e ditur se kënga do të publikohet ditën e premte.

Kënga e Kaan, Snoop Dogg dhe Eleni Foureira-s, e cila del pikërisht nesër më 5 prill, titullohet “Sirens”. Sipas mediave greke, klipi është xhiruar në Los Anxheles dhe Athinë.

Eleni ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video të shkurtër nga klipi.








