Zyrtarisht të fejuar.
Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney kanë organizuar një festë në New York midis miqsh dhe të afërm për celebrimin e fejesës së tyre.
Aktorja 28 vjeçare ka shkëlqyer në këtë ditë të rëndësishme të saj.
Ajo mbante të veshur një fustan të gjatë ngjyrë rozë dhe dukej shumë e lumtur.
Stilistët e Lawrence, Jill Lincoln dhe Jordan Johnson publikuan një fotografi të aktores nga festa.
Lawrence e kishte kombinuar fustanin e saj me bizhuteritë Leighton, çantën Roger Vivier, dhe këpucë Casadei.

																					
								
 
 
						
																									
																									





