Ka ndërruar jetë ylli i rokut psikodelik, Roky Erickson

Hënë, 03 June 2019 12:10

Roky Erickson, një prej muzikantëve më të njohur të rokut psikodelik amerikan, ka ndërruar jetë në moshë 71 vjeçare.

Lajmin e kanë konfirmuar përfaqësuesit e tij, të cilët e kanë përshkruar atë si një ikonë të rokut modern dhe një prej miqve të mëdhenj që e ka pasur skena muzikore.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, ndërsa përfaqësuesit e tij kanë kërkuar privatësi për familjen – raporton The Guardian.

“Është thuajse e pamundur ta imagjinosh jetën pa Roky Erickson. E ka krijuar galaktikën e tij muzikore dhe ka qenë një frymëzim i vërtetë”, ka thënë lideri i “ZZ Top”, Billy Gibbons.

Erickson ka qenë frontmen i grupit “13th Floor Elevators”, bendit psikodelik nga Austini, ku edhe është rritur. Kënga e tij debutuese “You’re Gonna Miss Me” mbetet njëherësh edhe një prej këngëve më të popullarizuara të grupit të tij. /Telegrafi

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...