Renditja/ Bella Hadid, femra më e bukur në botë

E mërkurë, 16 October 2019 15:08

Bella Hadid është cilësuar si femra më e bukur në botë – sipas “Golden Ratio of Beauty”. 23-vjeçarja doli 94 përqind në përputhje me raportin, një ekuacion matematikor i njohur si Beauty Phi i krijuar nga grekët e lashtë.

Ata llogaritën formën e përsosur të fytyrës, duke përfshirë madhësinë dhe pozicionin e buzëve, hundës, mjekrës dhe nofullës – tiparet e Bellas që përputhen më ngushtë me raportin ideal.

Bella shpallet femra më e bukur në botë sipas “Golden Ratio of Beauty” Lista me dhjetë femrat më të bukura u përpilua nga një kirurg i klinikës Harley Street, Dr Julian De Silva, i cili përdori hartën dixhitale të fytyrës për të parë se si përputhen yjet moderne.

Bella doli në krye me një ndeshje 94.35 përqind, megjithëse motra e saj, supermodelja Gigi Hadid, 24 vjeçe, nuk arriti të jetë pjesë e dhjetë femrave të para.

Në vendin e dytë ishte Beyoncé me 92.44 përqind dhe në vendin e tretë ishte Amber Heard me 91.85 përqind. Beyonce femra e dytë më e bukur në botë sipas “Golden Ratio of Beauty”

Ariana Grande dhe Taylor Swift përbënin pesë të parat, dhe britanikja e vetme në listë ishte Kate Moss në vendin e gjashtë, me 91.05 përqind. Scarlett Johansson, Natalie Portman, Katy Perry dhe Cara Delevigne gjithashtu arritën në top 10-të.

Dr De Silva, i cili drejton Qendrën për Kirurgji Kozmetike dhe plastike të avancuar të fytyrës, në Londër, tha: “Bella Hadid ishte fituesja e qartë pasi të gjitha elementët e fytyrës u matën për përsosmëri fizike”.

Dhjetë femrat më të bukura në botë:

1: Bella Hadid – 94.35 %

2: Beyoncé – 92.44 %

3: Amber Heard – 91.85 %

4: Ariana Grande – 91.81 %

5: Taylor Swift – 91.64 %

6: Kate Moss – 91.05 %

7: Scarlett Johansson – 90.91%

8: Natalie Portman – 90.51 %

9: Katy Perry – 90.08 %

10: Cara Delevingne – 89.99 %

3-12.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...