Reagimi i Jennifer Aniston kur Brad Pitt pranon çmimin e Golden Globes bëhet viral

Hënë, 06 Janar 2020 12:02

Brad Pitt u ngjit në skenën e Golden Globes mbrëmjen e së dielës për të marrë çmimin “aktori më i mirë mbështetës”. Dhe kamera u fokusua e gjitha tek ish-bashkëshortja e tij Jennifer Aniston.

Ndërsa vitet kaluan ata i harruan mëritë dhe gjetën sërish miqësinë pas 15 vitesh nga ndarja.

Dhe me të drejtë mund të thuhet kështu, pasi duartrokitjet dhe reagimi i Jennifer gjatë fjalës së tij të pranimit të çmimi do futet padyshim në librat e historisë, si një nga më të bukurit ndonjëherë.

Padyshim në sytë e aktores dukej akoma dashuria për ish-bashkëshortin e saj Brad edhe pas kaq shumë vite ndarje.

Ndërsa aktori fliste për nënën e tij dhe arsyen pse nuk ishte ajo shoqëruesja e Brad në tapetin e kuq.

“Doja të sillja nënën time, por nuk e bëra sepse çdo grua me të cilën qëndroj pranë thonë që është e dashura ime,”- u shpreh ai.

Në këtë moment kamera u fokusua tek Jen e cila mbante duart e kryqëzuara dhe me një buzëqeshje në fytyrë.

Askush nuk mundi ta humbiste këtë rast dhe fotot e saj u bënë virale në mediat sociale.

“Gjej dikë që të të shoh ashtu siç Jennifer vështron Brad,”- shkroi një përdorues i Twitter.

Kur Brad u pyet në tapetin e kuq në lidhje me marrëdhënien me ish-bashkëshorten e tij, ai tha: “Jen është një shoqe e mirë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...