‘E kam pasur fiksim’/ Fjoralba Ponari ia shpreh publikisht pëlqimin , Renis Gjoka ‘nuk përtypet dot’

Hënë, 06 Janar 2020 15:52

Në një tryezë me miq e të ftuar që kanë qenë pjesë e sezonit të fundit në “E Diell”, ishte i ftuar edhe Renis Gjoka. Si të gjithë, edhe ai foli për vitin që lamë pas, i cili e bëri edhe baba për herë të parë, për sukseset, si edhe për planet e projektet e vitit 2020.

Por para se Renisi të tregonte si ishte 2019-a për të, Fjoralba e prezantoi si artistin “që e kam pasur fiksim para shumë vitesh…”. Aty për aty, ndërhyrja e Ervinit “si e ke pasur fiksim, si këngëtar apo si mashkull?” dhe përgjigjja e Fjoralbës “po të dyja mo…” e “tronditën” Renisin, kështu që iu desh ta merrte pak veten para se të përgjigjej: “Prit një herë të përtyp këtë që sapo dëgjova..”, – tha ai pas pyetjes së Fjoralbës “Si ka qenë 2019-a për ty?”

Kaq u desh që të gjithë të ftuarit dhe publiku të shpërthenin në të qeshura, por rockeri i njohur i skenës nuk e la pa ia kthyer komplimentin Fjoralbës: “Meqë ra fjala, po e them publikisht je shumë, shumë simpatike…”

Më fal, si ishte pyetja? Ah, si ka qenë 2019-a për ty? Ok….

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...