Striptisja nga e cila u frymëzua Jennifer Lopez ngre padi ndaj saj

E mërkurë, 08 Janar 2020 17:50

Në vitin që lamë pas Jennifer Lopez luajti rolin e një striptisteje me emrin Ramona e cila drogonte klientët dhe ju merrte para.

 Filmi titullohet ‘Hustler’  arriti të mbledh në arkë 157 milion dollarë dhe Jennifer në Golden Globe u nominua për performancën e saj në këtë film.  Filmi në fillim të tij tregon që ngjarja që zhvillohet është e vërtetë dhe është frymëzuar nga një artikull i New York Magazine të vitit 2015. Por personazhi që frymëzoi Jennifer Lopez,  për filmin Samantha Barbash ka vendosur të hedh në gjyq kompaninë e filmit  Nuyorican Productions si dhe aktoren për 40 milionë dollarë pasi “shfrytëzoi” paraqitjen e saj dhe historinë e saj pa i marrë leje dhe për më tepër, 47-vjeçarja thotë se në film u shpif për të.

Në një postim në Instagram, Barbash tha se raportimet në media janë të vërteta: “Po është e vërtetë që po i hedh në gjyq dhe prisni sa të shikoni intervistat e mia.” Në padinë që është paraqitur në gjykatë thuhej:  “Filmi tregon Barbash, në rolin e luajtur nga JLO, si drejtuese e një rrjeti striptistesh që drogonin klientët e tyre dhe u vidhnin shuma të mëdha parash,”.  “Të pandehurit nuk u kujdesën për të mbrojtur të drejtat e Barash duke krijuar një karakter të trilluar por përkundrazi u angazhuan në një përpjekje sistematike për të bërë të ditur se JLO po luante pikërisht rolin e saj.” ‘Gjithashtu aktorja imitoi edhe akte të striptistes të publikuara nga The Post, përfshirë edhe nxjerrjen e gishtave të mesit për fotografët pasi doli nga gjykata.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...