Billie Eilish, Mariah Carey dhe Alicia Keys do zhvilojnë një koncert bamirësie për mbledhjen e fondeve për ata që përballen me vështirësi ndërsa virusi përhapet.
Por ky nuk do të jetë një koncert siç jemi mësuar të shohim. Për shkak të mbajtjes së distancës sociale, yjet e muzikës do e bëjnë koncertin live nga dhomat e banesave të tyre. Koncerti, që është planifikuar të mbahet të dielën, do të moderohet nga Sir Elton John.
Një ditë më pas Ellish do ti bashkohet BTS dhe Dua Lipës, si edhe këngëtarëve të tjerë në një shfaqje televizive për mledhjen e fondeve.
Ata do performojnë në një emision special të James Corden’s Late Late Show.
Duke transmetuar nga garazhi i tij, moderatori britanik do lidhet me grupin BTS në Korenë e Jugut, Dua Lipën në Londër, Andrea Bocellin në Itali, Eilish, vëllain e saj Finneas O’Connell dhe John Legend në Los Angeles.
“Xhirimi nga garazhi i James mund të jetë larg nga perfeksioni, por në rrethana të tilla shpresojmë se mund të ndihmojë dikë, diku, i cili ka nevojë të gëzojë tani,”– thanë producentët Ben Winston dhe Rob Crabbe.
Ngjarja, e quajtur Homefest, do të transmetohet në CBS dhe do të mbledhë fonde për Fondacionin CDC dhe Feed the Children.
Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...
Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...