Tronditëse/ Whitney Houston është abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë

E Enjte, 17 May 2018 15:13

Whitney Houston është abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë nga kushërira e saj. Lajmi shokues është zbuluar nga familja e saj në dokumentarin e ri mbi divën e muzikës.

Dokumentari 'Whitney' flet për jetën e këngëtares, e cila u gjet e vdekur në vaskë në vitin 2012 në moshën 48 vjeçare.

Mary Jones, tezja e Whitney, e cila gjeti trupin e saj të vdekur pretendon se këngëtarja i kishte thënë se ishte abuzuar seksualisht nga Dee Dee Warwick, motra e këngëtares Dionne.

Whitney i kishte rrëfyer tezes së saj se pëdhunimi kishte ndodhur midis moshës 7 deri në 9 vjeç.

Ajo kujton yllin e muzikës duke i thënë: "Mary unë jam abuzuar seksualisht. Dhe ishte grua." Kur e pyeti se kush ishte, Huston iu ishte përgjigjur: "Ishte Dee Dee Warwick." Sipas Mary, abuzimi seksual vuri në mëdyshje Whitney mbi orientimin e saj seksual. Ajo tregoi se ishte heteroseksuale duke u martuar me Bobby Brown.

Martesa e tyre, midis 1992 dhe 2007, ishte e mbushur me dhunë dhe drogë. Vajza e tyre Bobbi Kristina Brown vdiq në 2015.

Brown tha se Whitney ishte biseksuale dhe ka qenë lidhur me shoqen e saj më të ngushtë dhe asistenten Robyn Crawford.

Dee Dee Warwick, 18 vite më e madhe se Whitney, u bë e varur nga droga dhe vdiq në moshën 63 vjeçare në vitin 2008.

Një burim i afërt me familjen Warwick tha: 'Dee Dee e kishte shfaqur hapur se ishte lezbike në industrinë e muzikës. Jo domosdoshmërisht në publik, por unë nuk mendoj se ishte një sekret brenda industrisë së muzikës."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...