×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Gabimet e mëdha që bëjnë çiftet që martohen në verë

Tuesday, 29 May 2018 09:09

Temperaturat e larta, mushkonjat e bezdisshme dhe një sërë faktorësh të tjerë, e bëjnë një dasmë në verë paksa të lodhshme. Mirëpo, kjo është stina e preferuar e çifteve për të realizuar dasmën e tyre.

Duke menduar se kohën e kanë në favorin e tyre, pasi nuk do të ketë reshje shiu, çiftet që vendosin të martohen në verë, neglizhojnë disa gjëra vërtet të rëndësishme.

Madje ata bëjnë disa gabime të mëdha të cilat mund t’i çojnë edhe në “shkatërrim” të kësaj ditë kaq të bukur. Për të mos gabuar, por edhe për ta shijuar këtë ditë të veçantë në jetën e çdo çifti, ju ftojmë të lexoni disa këshilla;

  1. 1.      Moti mund të ndryshojë

Fakti që është verë dhe gjatë ditës, temperaturat janë të larta, kjo s’do të thotë se edhe në darkë do të jenë të tilla. Prandaj kini parasysh këtë gjë, për veten por edhe të ftuarit.

  1. 2.      Mos i lini të ftuarit pa pije

Freskoni gjithmonë të ftuarit me pije. Mos i lini ata të tharë për ujë, por vendosni shërbimin e restorantit në dispozicion të tyre në çdo moment, pasi në fund të fundit, edhe ata duhet të kënaqen, dhe të jenë komod gjatë festës.

  1. 3.      Tendat

Tendat në drekë, përcjellin shumë nxehtësi, prandaj është e këshillueshme që ato të përdoren për një dasmë në darkë, kur të jetë pak më freskët.

  1. 4.      Kujdes diellin

Rrezet e diellit mund t’ju bëjnë të mos shihni asgjë nga ceremonia, prandaj në bazë të diellit, vendosni edhe ku do të jetë altari apo karriget e të ftuarve.

  1. 5.      Qirinjë pranë ushqimit

Qirinjtë përreth ushqimit, nuk janë një ide e mirë sidomos në verë kur njerëzit kanë shumë vapë dhe mundohen me çdo kusht që të freskohen disi.

  1. 6.      Të kthesh dasmën në një fashion show

Ajo është dita më e rëndësishme në jetën e një çifti, por kjo s’do të thotë që të bësh një sfilatë të denjë mode. Vëmendja do të jetë me patjetër tek ti, por çdo gjë duhet menduar me kujdes, që të mos dilet nga konteksti i dasmës. Mos ndërroni 5 fustane, pasi njerëzit do e humbasin vëmendjen nga dasma, dhe do të kenë thjesht kuriozitet për fustanin e radhës.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 09:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...