×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Pas rrahjes, Baby G ‘kërcënon’ ish-miken e saj

E Enjte, 31 May 2018 18:35

Mbrëmë u sulmua fizikisht këngëtarja Baby G nga shoqja e saj, Blerta Gashi. 

Pas këtij rasti këngëtarja dhe Blerta Gashi kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar versionet e tyre të ngjarjes.

Pasi që ish-mikja e Baby G deklaroi që këngëtarja është duke u shtirur si viktimë dhe të gjithë e dinë sa gënjeshtare është ka ardhur edhe reagimi i Baby G e cila ka kërcënuar se këtë rast nuk do ta lërë me kaq.

“’Nuk kam ndonjë arsye për të gënjyer por ti ke shumë. Pasi keni ndaluar goditjet mbi mua dhe më patë në dysheme, bërtisnit se doni ta vrisni veten. Nëse nuk do ta kishit bërë këtë, nuk do reagonit ashtu.
Ndoshta ti mund të thuash jo por ti dhe tre personat e tjerë që ishin këtu, të gjithë e dinë atë që ti thua, çka bën dhe çka ka ndodhur. Është normale për ty të thuash se unë po gënjej. Unë them se ma bëre këtë mua, ti thua se ta bëra ty. Dhe mos më kopjo atë çfarë unë e them pasi ajo çka më ndodhi mua nuk të ndodhi edhe ty, s’jemi në të njëjtën pozitë pasi derisa unë isha në spital ti po relaksoheshe në shtëpi.
Pse u zemëruan familja dhe miqtë e mi? Babai yt erdhi dhe më përqafoi mua pasi më pa në spital. Do të vijë me fakte dhe nuk do ta lë me kaq. Nëse nuk do të isha artiste do të isha avokate’’, ka shkruar Baby G në InstaStory.

Konflikti në mes të dy vajzave ndodhi në Dubai ndërsa rasti tashmë është denoncuar në polici.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...