Kalinic nuk mjafton, Milan i thotë lamtumirë Champions-it

Hënë, 09 Prill 2018 10:56

Milani bën një tjetër hap fals. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gennaro Gattuso humbën dy pikë në “San Siro”, pasi barazuan me Sassuolo-n me rezultatin 1-1. Ka qenë një ndeshje mjaft stresuese për kuqezinjtë, të cilët nuk mundën dot që të çanin mbrojtjen mike. Madje në minutën e 74 panë se si Sassuolo kaloi në avantazh, duke bërë që të heshtte i gjithë stadiumi “San Siro”.

Politano kaloi të tijtë në avantazh, duke ia bërë edhe më të komplikuar situatën Milanit. Por Kalinic barazoi shifrat 4 minuta nga fundi. “Djalli” është -7 pikë nga dyshja Lazio-Roma.  Kurse Sassuolo mori një pikë me rëndësi që do ta ndihmojë në synimin që ka për shpëtim. Skuadra është 3 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...