F1, Hamilton sërish i pari, Raikkonen nuk i ndahet

Premte, 13 Prill 2018 14:23

Fitimi i duelit me Raikkonen me vetëm 7 të mijëtat rikonfirmon Hamilton edhe në sesionin e dytë të provave të lira.

Përballja e fortë Mercedes-Ferrari do të mbahet në Kinë dhe këtë e konfirmojnë kohët e pilotëve në sesionet e provave të lira. Hamilton e ndali kronometrin në kohën 1.33.482, duke garuar me gomat soft dhe ultrasoft.

Me vetëm 7 të mijëtat pas tij u rendit Raikkonen, që zhvilloi të njëjtin numër xhirosh si Hamilton (26).

Kohën e tretë u arrit sërisht nga Bottas, me vetëm 33 të mijëtat nga Hamilton. Ndërsa  Vettel kishte kohën e katërt më të mirë, 1 të dhjetën më ngadalë sesa Hamilton.

Në këtë sesion të provave të lira, pilotët janë ndeshur edhe me një erë të fortë në pistë. Ndryshe nga shoferët e Mercedes dhe Ferrari shumica e pilotëve kanë gabuar në interpretimin e xhirove, duke dalë nga pista.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...