Bonucci mohon largimin nga Milani

Diel, 10 June 2018 21:23

Leonardo Bonucci i ka hedhur poshtë thashethemet se mund të largohet nga Milani në afatin kalimtar veror. Mbrojtësi italian kërkohet nga Manchester Unitedi, ndërsa mungesa e Rossonerëve në Ligën e Kampionëve ka nxitur spekulime se 31-vjeçari do të largohet.

BonucciLeonardo-2.jpg

Megjithatë, kapiteni i Milanit ka thënë se nuk dëshiron të largohet dhe se do ta vazhdojë karrierën në San Siro.

 “Nuk ka kurrfarë problemi (te Milani. Shpresoj që këto spekulime të qetësohen, në mënyrë që të bëjmë diçka të rëndësishme”.

“Qëllimi jonë është kthimi në Ligën e Kampionëve dhe konkurrimi për objektiva të mëdha”, ka deklaruar Bonucci për Sky Sport Italia.

Bonucci u transferua te Rossonerët në verën e vitit të kaluar nga kampioni i Italisë, Juventus.

Qendërmbrojtësi ka regjistruar 51 paraqitje në të gjitha garat për Milanin duke i shënuar dy gola. /Telegrafi/

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 12:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...