Del shifra, Bashkia e Shkodrës nxjerr në shitje klubin “Vllaznia”

Hënë, 11 June 2018 17:45

Bashkia e Shkodrës ka publikuar raportin e vlerësimit për shitjen e klubit të Vllaznisë, teksa ka përcaktuar vlerën nga do të nisë ankandi. Vlera e Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a., e përllogaritur për efekt shitje të aksioneve apo privatizim, nuk mund të jetë më e vogël se 507 milionë lekë të vjetra. Shitja në ankand bazuar në dokumentacionin ligjor dhe teknik do të jete një konkurrim për vlera të ofertave më të mëdha se 507 milion lekë të vjetra. Në këtë përfundim ka arritur kompania audituese Albanian Audit Partnes SHPK, e cila ka dorëzuar raportin e detajuar në Bashkinë e Shkodrës.

Raporti me 58 faqe, bën një analizë të hollësishme të KF Vllaznia sh.a. dhe arrin në përfundimin se çmimi dysheme nuk mund të jetë poshtë 507 milion lekëve.

Siç shihet edhe nga dokumenti i afishuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër në internet www.bashkiashkodër.gov.al, qartësohet situata e Vllaznisë vit pas viti dhe arrihet në një përfundim edhe për vlerën e aksioneve duke dhënë edhe rekomandimet e mundshme.

Tashmë fati i miratimit (njohjes) së këtij raporti vlerësimi është në dorën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, në cilësinë e Asamblesë së Përgjithshme të KF Vllaznia sh.a.

Po ashtu, në dorën e KB Shkodër është miratimi ose jo i privatizimit të Klubit, siç edhe masa përqindja që do të ofrohet për të interesuarit. Ajo që vlen të përmendet është se vlerësimi është bërë kur Vllaznia ishte pjesë e Superligës. Në momentin që do të hapet ankandi për shitje aksionesh, vlera dysheme (minimale) e aksioneve do të jetë 507 milion lekë, e cila natyrisht do të ketë tendencë të rritet me fillimin e ofertave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...