Pique për Cristiano Ronaldo-n: Me zor pret ta prekin, që të rrëzohet

Saturday, 16 June 2018 10:09

Mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique, kritikoi yllin portugez, Cristiano Ronaldo, duke thënë se heroi i “hat-trick” e kishte zakon ta hidhte veten në tokë, pra të bënte sikur rrëzohej.

Ylli i Real Madrid ekzekutoi një goditje të mahnitshme dënimi në minutën e 88-të, pasi u pengua nga Pique, ndërsa ndeshja përfundoi në barazimin 3-3, të premten.

Goli i Ronaldos ishte i treti për të, duke e udhëhequr Portugalinë drejt marrjes së një pike të vështirë ndaj Spanjës, në ndeshjen e grupit B, në Sochi. Por Pique u shpreh i pakënaqur me gabimet, duke thënë se Ronaldo rregullisht e ekzagjeroi me kontaktin:

“Ne kemi pasur më shumë shanse, ata kanë goditur tri herë dhe kanë shënuar tre gola. Lojërat shkojnë në një mënyrë dhe ju duhet të përballeni. Ta shohësh veten në ndeshjen e parë të Kupës së Botës me një penallti kundër, që në minutën e dytë, duhet të largohesh me ndjenja të mira, pas asaj se si ndeshja shkoi. Cristiano është i prirur për të simuluar”.

Spanja mbizotëroi pjesën më të madhe të lojës, duke marrë edhe avantazhin 3-2, por nuk evitoi dot goditjen e fundit të Ronaldos. Lojtarët e Fernando Hierros u “dënuan” edhe nga gabimi i portierit David de Gea, i cili nuk ndali dot një goditje të drejtpërdrejtë të Ronaldos, në fund të pjesës së parë.

Por pavarësisht kësaj, Pique e mbrojti bashkëlojtarin e tij, duke thënë: “Ai ka ditur ta përballojë presionin për shumë vite dhe ne të gjithë do ta ndihmojmë atë. Jam i sigurt se në momente të rëndësishme, ai do të jetë siç gjithmonë ka qenë. Davidi është portieri ynë, ai e ka treguar atë për vite”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...