Maradona hedh akuza të rënda: Mafia, edhe në Botëror

Hënë, 09 July 2018 19:02

I madhi Diego Armando Mradona në emisionin e tij të famshëm në rrjetin “Telesur” ka lëshuar akuza të ashpra de mjaft të rënda ndaj 4 ekipeve të mbijetuara në turne.

Për Maradonën, ka një mafia që trafikon emigrantët dhe i natyralizon në ekipe kombëtare.

“Mbi 70% e Francës përbëhet nga emigrantë, ndërsa Anglia dhe Belgjika kanë përqindje thuajse të ngjashme. Janë djem që jetojnë të disavantazhuar dhe tërhiqen nga 4 vakte në ditë e mundësia për t’u vënë në provë. Trafiku i futbollistëve është diçka e tmerrshme dhe ka kapur nivele të pabesueshme. Nuk ka dyshim se në këtë Botëror kemi emigrantë më shumë sesa kurrë”, tha Diego Armando Maradona.

Ai nënvizoi faktin se, mes 4 kombëtareve gjysmëfinaliste, vetëm Kroacia është autoktone, ndërsa kujtoi se ka një rrjet mafioz që çon lojtarët afrikanë drejt natyralizimit në ekipe europiane.