Festimi i golit me simbolin e shqiponjës nga Xherdan Shaqiri në fitoren që i kishte dhënë fitoren Zvicrës ndaj Serbisë në Botërorin Rusia 2018 duket se ende nuk e kanë harruar mediat serbe.
Pas shortit të hedhur sot në Ligën e Kampionëve ekipi i Shaqirit, Liverpooli ka rënë në grup me klubin nga Beogradi, Crvena Zvezdën, si dhe me PSG-në dhe Napolin, transmeton Koha.net.
Kuriri ka shkruar nëse Shaqiri do të festonte në të njëjtën mënyrë edhe me Liverpoolin, siç kishte bërë me kombëtaren e Zvicrës.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





