Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi, ka bërë publike listën e përfaqësueses, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit dhe Skocisë, përkatësisht në datat 7 dhe 10 shtator.
Bie në sy, siç e ka paralajmëruar edhe “Panorama Sport” ditë më parë, rikthimi i gardës së vjetër, me në krye kapitenin Agolli, dhe më pas Ergys Kaçe, Jahmir Hykën nga Amerika, si edhe Migjen Bashën, tashmë transferuar në Greqi.

 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





