Klubi i Kamzës pas shkarkimit të Bledar Devollit në javën e tretë të Superligës ka emëruar sot trajnerin e ri.
Skuadra e drejtuar nga Naim Qarri ka emëruar në krye të pankinës një emër të njohur si Klodian Duro, ish-futbollistin e Kombëtares.
Kujtojmë që Duro ka pasur një eksperiencë në Superligë, teksa ka drejtuar Kukësin dy sezone më parë.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





