Mbrëmjen e sotme në Dibrën e Madhe të Maqedonisë, do të organizohet evenimenti më madhështor i boksit shqiptar, “Duel në themel”.
Në ring do të ndeshen boksierë të peshave të ndryshme, ndërsa në orën 20:00 do të zbres boksieri kuqezi, Gjetan Keta.
I njohur ndryshe si “Tajsoni i Bardhë”, Keta synon të fitojë titullin Kampion Bote për peshat e mesme, në federatën WBU.
Gjetan Keta ka zhvilluar 26 përballje, ku ka fituar 22 herë, 18 prej të cilave me “Knock Out”. Boksieri nga Bulqiza do të ndeshet me boshnjakun Sldjan Janjanin, i cili ka zhvilluar dy takime më shumë, ku ka arritur të fitoj 25 prej tyre, 19 prej të cilave me “Knock Out”.
Ditët e fundit të përgatitjes, Keta ka vendosur të stërvitet në vendlindjen e tij së bashku me të vëllain, në vendin e quajtur “Guri i Vashës”. Janjanin zëvendëson në këtë sfidë meksikanin Paul valenzuela Jr që mungon për arsyeje dëmtimi.
Nga ana tjetër Janjanin Përveç Ferit Ketës që do të përballet me turkun Fatih Mehmet Karakus, në këtë event do të tregojnë vlerat edhe sportistët Mikel Alliu, Roxhers Muslia, Benard Marashi, Kristian Caca dhe shumë të tjerë.