Ai nuk di të shënojë në mënyrë normale, golat e tij janë gjithmonë të “çmendur” prandaj dhe është i veçantë. Zlatan Ibrahimovic ka realizuar golin e tij numër 500 në karrierë, një gol që mund të cilësohet edhe si më i bukuri në karrierën e tij. Goli ishte një magji e vërtetë, ashtu si ndeshja, pasi u shënuan 8 gola dhe përfundoi 5-3 për Toronton.
Ekipi i Ibrahimovicit e pa veten në disavantazhin e 3 golave në transfertë. Suedezi i dha shpresë me golin e tij, ndeshja u barazua, por në fund ishin vendasit që shënuan sërish dhe morën pikët.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





