Ivan Rakitic ishte një ndër emrat më të lakuar gjatë merkatos së fundit, me PSG-në dhe Manchester City-n që tentuan firmën me yllin kroat. Megjithatë, legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo e ka sugjeruar emrin e 30-vjeçarit drejtuesve të Interit. Sipas tij, Brozovic ka cilësi por i duhet vazhdimësi për të shkuar më tej.
“Brozovic mund të jetë cilësor për Interin, por ai ka nevojë për vazhdimësi. Blerja e përsosur për mesfushën e Interit do të ishte Rakitic”,-këshillon Pirlo.
Kroati refuzoi një ofertë nga PSG këtë verë dhe nuk duket se ka ndërmend të largohet nga Barcelona.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





